Vesti

Skanimi, vizita në terren

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke implementuar projektin "Skanimi i Dokumenteve Arkivore për Zyrat Kadastrale Komunale", që pa për qëllimi identifikimit, skanimin/digjitalizimin dhe indeksimit e tërë dokumentacionit arkivor kadastral. Ndërsa me qëllim të inspektimit të punëve në disa prej Komunave, një ekip gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i prirë nga Menaxherja e projektit në fjalë, z-nja Ajshe Gashi e shoqëruar nga bashkëpunëtorër Valmir Mustafa dhe Aid Berisha, kanë vizituar komunat Shtime, Ferizaj, Kaçanik për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës. Në Komunën e Shtimës delegacioni i AKK-së u prit në takim nga Drejtoresha për Gjeodezi dhe Kadastër znj. Shqipe Rexha. Ajo së bashku me dy zyrtarë nga kjo drejtori  njoftuan ekipin e AKK për mbarëvajtjen e rregullt të punës në skanimet e dokumenteve kadastrale, po ashtu shprehën gatishmërinë që të japin mbështetjen e tyre që ky proces të shkoj sa më mirë. Gjatë vizitës nga operatori ekonomik u bë demonstrimi i praktik i skanimit të dokumenteve. Ndërsa gjatë këtij procesi, Menaxherja e projektit Ajshe Gashi prezantoi disa nga sfidat që projekti ka hasur në të kaluarën nëpër Komunat tjera, në mënyrë që disa lëshime mos të përsëriten më.  Ndalesa tjetër gjatë kësaj vizite ishte në Komunën e Ferizajt ku ekipi i AKK-së u prit nga Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër z. Sabri Murseli dhe Shefi për Gjeodezi z. Esat Krasniqi i cili po ashtu është përgjegjës për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së punës për Skanimin e Dokumenteve Arkivore për Zyrat Kadastrale. Ata njoftuan se procesi i skanimit është duke shkuar mirë dhe nuk ka ndonjë problem deri më tani. Drejtori z. Sabri Murseli propozoi që disa lëndë që kanë dokumente të pa nevojshme brenda të mos skanohen në mënyrë që mos ti zihen rend dokumenteve që janë më të rëndësishme në këtë drejtori dhe komunë. Komuna e fundit e vizituar ishte ajo e Kaçanikut ku ekiupi i AKK u prit nga z. Edmond Mjaku, Shef i Kadastrit. Ai njoftoi se mbarëvajtja e punës në skanimin e dokumenteve është duke shkuar mirë, por tha se kanë hasur në disa probleme teknike me skanerin.  Po ashtu përfaqësuesit e kompanisë kishin hasur në disa probleme teknike gjatë procesit të punës. Ata thanë që gjatë ditës skanohen rreth 2000 fletë nga 2 punëtor dhe 1 skaner.  Përndryshe, monitorimet për projektin do të vazhdojnë edhe në komunat tjera, krejt me qëllim prodhimit të produktit sa më kualitativ.

 


AKK, vizitë në AME

Një ekip i Agjencisë Kadastrale të Kosovës javën e kaluar mbajti një takim pune me përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, që kishte për qëllim trajtimin e kornizës ligjore dhe aspektin teknik që rregullon fushën e shpërndarjes së të dhënave gjeohapsinore mes institucioneve publike në Republikën e Kosovës. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e AME prezantuan nevojat e tyre për të dhëna gjeohapësinore për nevoja të projektit regjional IPA DRAM, që konsiston me krijimin e atlasit të rreziqeve. Përfaqësuesit e AKK-së prezantuan të dhënat që ata kanë në dispozicion qoftë si prodhuese e të dhënave gjeohapësinore qoftë si koordinatore e infrastrukturës kombëtare të informacioneve hapësinore, dhe prezantuan edhe ueb shërbimet përmes të cilave këto të dhëna mund të shpërndahen. Në takim përfaqësuesit e institucioneve respektive u zotuan që të gjejnë një model për shkëmbimin e të dhënave kualitative, duke njohur peshën që institucionet kanë në ngritjen e shkallës së sigurisë menaxhimin e krizave, ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e ngjashëm.


RIK, kontroll në terren

Me qëllim të kontrollit të kualitetit të implementimit të projektit për rindërtimin e informacioneve kadastrale (RIK) i cili është duke u implementuar 15 Zona Kadastrale në katër Komuna, respektivisht Komunat Kamenicë, Viti, Skenderaj dhe Gllogoc, një ekip gjithëpërfshirëse ekspertësh të AKK-së kanë ndërmarrë një vizitë në terren dhe në zyrat e operatorit ekonomik që është duke implementuar projektin. Konkretisht janë vizituar Zonat Kadastrale Kopërnicë, Hodonoc: Rogoqicë, Muqivercë, Zhiti, Pozharan, Sllatine, Sodovinë e Jerlive dhe Berivojcë. Gjatë takimit, po ashtu janë mbajtur edhe takime me banorët e këtyre zonave, të cilët janë inkurajuar të shfrytëzojnë projektin dhe të përfitojnë nga implementimi i tij, sidomos kur kihet parasysh se shumë nga aktivitetet kadastrale, pronësore dhe gjeodezike të cilat jashtë projektit kryhen me pagesë dhe përmes procedurave në Komuna, në kuadër të projektit kryhen pa pagesë dhe në vetë fshatrat ku është duke u  implementuar projekti. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë janë diskutuar edhe sfidat gjatë implementimit të projektit, me kryesoren mes tyre rregullimi i trashëgimisë, proces ky i cili nuk mund të kryhet brenda projektit për shkak të legjislacionit në fuqi. Ndërsa sa i përket projektit në tërësi, i njëjti është aktualisht në fazën e Shikimit Publik, ku para qytetarëve prezantohet gjendja e re e pronave, dhe qytetarëve u jepet mundësia që para regjistrimit të gjendjes në terren, të njëjtit të pranojnë ose kontestojnë këtë gjendje.  


maingusht

AKK, diskutim mbi buxhetin

Me qëllim të diskutimit mbi shkallën e realizimit të buxhetit...
Sve vesti

Ecuria e skanimit të dokumenteve arkivore

Një nga projektet kapitale të Agjencisë Kadastrale të Kosovës...
Sve vesti

AKK, takim me KRU "Gjakova"

Zyrtarë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës përkatësisht...
Sve vesti

Takim bashkëpunimi në mes të AKK–së, dhe KOSTT

Përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK)...
Sve vesti

Adresat, vazhdojnë takimet informuese

Me qëllim të prezantimit të kornizës ligjore që rregullon Sistemin e Unifikuar të Adresave në Republikën e Kosovës, respektivisht prezantimin e plotësim - ndryshimit të Udhëzimeve  Administrative për Sistemin e Adresave, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi mes ekspertëve nga Njësia e Adresave në AKK, ekspertëve ligjor dhe kadastral të AKK-së me Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtorin Ligjorë të Komunës së Prishtinës. Ndërsa 5 Udhëzimet Administrative për zbatimin e Ligjit për Sistemin e Adresave janë atë për rënditjen e elementeve të adresave dhe caktimin e formatit të shkronjave, numrave dhe të tabelave të adresave, për caktimin e emërtimit dhe numërtimit të adresave për zona të qarkullimit publik, ndërtesa, shtëpi, objekte dhe parcela kadastrale të lira, për vendosjen fizike të tabelave të adresave në zona të qarkullimit publik, ndërtesa, shtëpi, objekte dhe parcela kadastrale të lira, për krijimin dhe administrimin e listës alfabetike për emërtime, listës rezerve dhe vendosjen e tyre nga regjistri komunal të adresave dhe ai për procedurat e krijimit dhe administrimit të regjistrit komunal të adresave dhe regjistrit shtetëror të adresave. Gjatë prezantimeve profesionale dhe debateve interaktive, ekspertët e AKK-së nga Njësia e Adresave në AKK, kanë dëgjuar komentet e përfaqësuesve të  MMPH-së, dhe zyrtareve të  tjerë, duke pasur  për  qëllim  tejkalimin e sfidave që janë paraqitur gjatë implementimit të Sistemit të Unifikuar të Adresave. Si dhe kane treguar se janë duke punuar që  këto 5 udhëzime te hyjnë në fuqi sa me shpejt në mënyrë që të sistemi i adresave te funksionojnë sa më mirë.