Vesti

AKK pret donatorët

Me qëllim të koordinimit të donatorëve të përfshirë në administrimin e tokës në përgjithësi, si dhe në Agjencinë Kadastrale të Kosovës në veçanti, me datë 10 prill 2019 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi i rregullt i donatorëve.  Qëllimi i këtij takimi është koordinimi i aktiviteteve të ndryshme të donatorëve dhe përkrahësve të AKK-së me qëllim të ngritjes së shkallës së transparencës, shmangien e mundësive për duplifikimin të projekteve, diskutim mbi rezultatet e projekteve të arritura si dhe diskutim rreth sfidave me të cilat ballafaqohet administrimi i tokës. Në takimin e udhëhequr nga kreu i AKK-së z. Avni Ahmeti, përmes prezantimeve profesionale u prezantuan në detaje të arriturat e AKK-së ndërsa fokus i veçantë iu kushtua projekteve të ardhshme të AKK-së të parapara për tu realizuara si përmes financimit të buxhetit të Republikës së Kosovës po ashtu edhe përmes financimit nga projekti REGIP i Banka Botërore dhe donatorëve nga autoriteti norvegjez për kadastër dhe hartografi "Kartverket" dhe nga JICA japoneze. Ndërsa si sfida që duhen tejkaluar me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve u ngrit nevoja për shtim të numrit të punëtorëve profesional në AKK dhe shtyrja para e ligjit të ri për kadastër i cili do të ristrukturonte sistemin kadastral në Kosovë.  Përndryshe në takim morën pjesë përfaqësues të Bankës Botërore, JICA-s japoneze, "Kartverketit" norvegjez, GIZ-it gjerman, etj.

 

 

 

 


Matoshi : Administrimi i tokës i njëjtë për secilin qytetar pa dallim gjinie, gjuhe apo etnie

Takohet Komiteti për Administrimin e Tokës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës, në të cilën është diskutuar për të arriturat dhe sfidat që ka Agjencia Kadastrale e Kosovës si dhe u shpalosën rekomandimet e donatorëve për këtë agjenci.

Me këtë rast ministri Matoshi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës njeh peshën e administrimit të tokës si nga aspekti i zhvillimit ekonomik po ashtu edhe nga aspekti i mirëqenies sociale për secilin qytetar të Republikës së Kosovës pa dallim gjinie, gjuhe apo etnie.

" Pikërisht për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe agjencive të saj vartëse ofron tërë potencialin e saj në avancim të administrimit të tokës, duke u përpjekur të ndjek trendët në shtetet e zhvilluara përmes avancimit të legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve profesionale, avancimit të teknologjisë së informacionit dhe përmes investimeve kapitale", tha Matoshi.

Ministri Matoshi tha se rezultatet e kësaj përkrahjeje kanë qenë konkrete dhe të prekshme si për qytetarët po ashtu edhe për institucionet.

" Tatimi i tokës, sistem i unifikuar i adresave, regjistra të sigurt pronësorë, investime në bujqësi, mjedisit më i shëndetshëm,  infrastrukturë e zhvilluar rrugore, shkëmbin më i shpejtë e me i sigurt i të dhënave, ofrimi i shërbimeve të ndryshme publike janë disa nga fushat ku po shënohet avancim konkret", deklaroi Matoshi.

I pari i MMPH-së, u ofroi mbështetje Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndërsa tha se çdo rekomandim i tyre dhe i donatorëve ndihmon dhe lehtëson politik-bërjen dhe vendimmarrjen.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, tha se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të akterëve, është një strategji e qartë dhe e nevojshme gjatë zhvillimit të administrimit të tokës  në Republikën e Kosovës.

"Administrimi i tokës po hynë në një fazë më dinamike. Kjo fazë dhe dinamikë kërkon nga ne që të ndryshojmë shumëçka si në aspektin e koordinimit të aktiviteteve, të avancimit profesional, të avancimit të legjislacionit, të shërbimeve, të ofrimit të produkteve me kualitet sa më të lartë, ngritjen e kualitetit të të dhënave ekzistuese, avancimin në mënyrën e shpërndarjes së të dhënave si dhe avancimin në aspektin e teknologjisë informative", deklaroi Ahmeti.

Pjesë e takimit të Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës ishin edhe Ministri i Ministrisë së Administratës Publike z. Mahir Jagcilar, Zv.Ministri i Ministrisë së Drejtësisë z.Fadil Nura, Zv. Ministri i Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Mevludin Krasniqi, Zv. Ministri i Ministrisë së Financave z. Hyzer Gashi, Zv. Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Beqir Abdullahu si dhe donatorët si Banka Botërore, Kartverket (Norvegji), USAID, JICA, GIZ, UN HABITAT, Zyra e BE-së në Kosovë, etj, të cilët vlerësuan se Draft Ligji për Kadastër duhet të miratohet si i tillë për shkak se parasheh transparencë në të dhëna.  Po ashtu, ata vlerësuan se është e domosdoshme që Kosova, në një të ardhme të afërt, të ketë sistemin adresave nëpër gjitha komunat e Republikës së Kosovës.


Në gjeoportal edhe ortofotot urbane 2018

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka prodhuar ortofotot e reja për tërë territorin e Republikës së Kosovës me rezolucione të ndryshme, duke përfshirë rezolucionin 8cm për zonat urbane, rezolucioni 20 cm për zonat rurale, rezolucion 40cm për zonat malore dhe rezolucion 40cm për një gjerësi 200 m jashtë kufirit.  Përndryshe ortofotot e fundit në Kosovë ishin prodhuar në vitin 2012, andaj për shkak të ndryshimeve të shumta në terren ka qenë më se e nevojshme që të realizohet projekti i ri në vitin 2018. Objektivi kryesor i këtyre produkteve është të ofrojnë mbështetje në procesin e legalizimit të objekteve, planifikimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, mbrojtjen e ambientit, hidrografinë e demografinë, azhurnimin e hartës topografike, krijimin e hartave dhe skicave tematike të ndryshme si dhe shfrytëzimin e tokës në përgjithësi. Aktualisht në Gjeoportalin Shtetërorë të qasshme për secilin qytetarë janë 27 blloqe me ortofotot me rezolucion 8 cm për te gjitha zonat urbane në Republikën e Kosovës, ndërsa së shpejti pritet po në Gjeoportal të publikohen edhe ortofotot e të gjitha rezolucioneve të sipër përmendura të cilat janë në fazën e procesimit.

Linku për të parë ortofotot urbane të vitit 2018:

http://geoportal.rks-gov.net/search


Takim i Komitetit Drejtues për të Drejta Pronësore

Nën organizimin e Ministrit të Ministrisë së Drejtësisë z. Abelard Tahiri, dhe me synim shpalosjen e të arriturave të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejta Pronësore, respektivisht për prioritizimin e masave për zbatim gjatë vitit 2019 nga perspekjtiva e ndërlidhjes së të drejtave pronësore me Programin e Reformave Ekonomike të Qeverisës ë Republikës së Kosovës, me datë 25 prill në Prishtinë është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues për të Drejta Pronësore.

Takimin në fjalë e ka hapur z. Tahiri i cili ka shpalosur sukseset e arritura në sektorin e të drejtave pronësore, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm në këtë Ministri z. Qemajl Marmullakaj ka prezantuar në detaje masat e dala nga plani i veprimit dhe zbatimin e këtyre masave. Pastaj po ashtu është diskutuar rreth reformave që duhet ndërmarrë me qëllim avancimit të fushës së të drejtave pronësore në Republikën e Kosovës.

Në takim ku morën pjesë palë të interesit në fushën e të drejta pronësore, u përfaqësua dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht kreu i saj z. Avni Ahmeti.

Z. Ahmeti ngriti dy çështje të rëndësishme, respektivisht kërkoi shtimin e kompetencave ligjore Komisionit për Rindërtim të Informacioneve Kadastrale me qellim të formalizimit te transaksioneve joformale dhe kërkoi përkrahje në shtyrjen para të ligjit të ri për kadastër.

Po ashtu, dy çshtjet e ngritura nga z. Ahmeti si dhe shtyerja para e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dolën edhe si rekomandime nga takimi i Komitetit Drejtues.


Monitorim i aktiviteteve rreth adresave

Një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale e Kosovës i prirë nga z. Besmir Veselaj, Menaxheri i projektit për vendosjen e shenjave me emra rrugësh i cili është duke u zbatuar në katër Komuna, respektivisht Klinë, Pejë, Kamenicë dhe Gjilan, dhe z. Qazim Sinani,  ekspert nga Njësia e Adresave në AKK, kanë monitoruar implementimin e projektit në terren. Konkretisht, ekspertët e Agjencisë kanë dalë në terren në Komunën e Pejës, ku është duke u finalizuar projekti për vendosjen e shtyllave me emra rrugësh. Gjatë vizitës në Komunë ekspertët e Agjencisë kanë biseduar me përfaqësues të Komunës dhe të Operatorit Ekonomik rreth sfidave me të cilat po ballafaqohen gjatë vendosjes së shtyllave në terren, dhe kanë identifikuar masat që duhet marrë për tejkalimin e këtyre sfidave.  Po ashtu, është konkluduar se projekti është duke u implementuar konform specifikave teknike të parapara.