Vesti

AKK, takim me AKKVP

Me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët dhe për tu ballafaquar me sfidat me të cilat ballafaqohet fusha e administrimit dhe regjistrimit të pronës, me datë 1 Tetor në ambientete Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës z. Naser Shala, të dy këta të shoqëruar edhe nga bashhkëpunëtorë e tyre. Prijësit e institucioneve janë dakurduar që bashkëpunimi mes tyre duhet të jetë më intensiv dhe i pasuar edhe me takime teknike e profesionale, krejt kjo për të qenë të gatshëm për administrimin e dokumenteve pronësore e kadastrale, paravërisht ndikimit që mund të ketë në to edhe Ligji i ri për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
 
 

Takim për përdorimin e adresave nga Forumi për Shkëmbim të të Dhënave

Banka Botërore me kërkesë të Administratës Tatimore të Kosovës ka mbështetur themelimin e Forumit për Shkëmbim te Dhënave, i cili bashkë kryesohet nga Agjencia e Shoqërisë se Informacionit (ASHI) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Ne kuadër të këtij forumi janë formuar grupet punuese teknike që do të ndihmojnë në zgjedhjen e disa çështjeve/ problemeve teknike të identifikuara që kane ndikuar në kualitetin e "komunikimit" në mes të regjistrave bazë në Kosovës. Në kuadër të këtij forumi është krijuar edhe grupi punues për standardizimin e shfrytëzimit të adresave. Në këtë grup punës marrin pjesë institucione të ndryshme të cilat shfrytëzojnë adresat. Qëllimi I këtij grupi punues është që të lehtësoj procedurat për shfrytëzimin e adresave nga gjitha institucionet. Me qëllim të sqarimit të disa çështjeve që kanë të bëjnë me Sistemin e Adresave dhe punës që është bërë deri më tani, në AKK është mbajtur takimi në mes të përfaqësuesve të Projektit të Bankës Botërore, reskeptivisht z-nja Valmira Rexhbeqaj dhe z. Qerkin Berisha janë pritur nga zyrtarët eAKK-së Afërdita Thaqi 0 Drejtoreshë e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit, z. Korab Ahemtaj – u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe z. Amir Sogojeva – Udhëheqës i Njsësisë për Sistemin e Adresave. Zyrtarët e AKK-së paraqiten të arriturat në krijimin e Sistemit Unik te Adresave, planet për të ardhmen dhe sfidat. Gjithashtu edhe u sqaruan edhe çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e Bankës Botërore. Në fund u dhanë edhe disa rekomandime përkitazi me institucionet që i shfrytëzojnë adresat në kontekst të përshtatjes së sistemeve të tyre me Sistemin zyrtar të Adresave. Gjithashtu në takim u diskutuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me procedurat e shkëmbimit të të dhënave në mes të institucioneve.

AKK fillon trajnimin e përmbaruesve privat

Pas disa takimeve mes prijësve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Odës së Përmbaruesve Privat në Kosovë, të cilat u pasuan me takime teknike e profesionale mes ekspertëve të institucioneve e që kulmoi me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim mes institucioeve respektive, me datë 29 Shtator në ambientet e AKK-së ekspertët e AKK-së kanë filluar ofrimin e trajnimeve për përmbaruesit privat në fushën e operimit me qasje të limituar në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, respektivisht në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme. Përndryshe, trajnimi u hap nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i cili vlerësoi bashkëpunimin ndërsa theksoi se lejimi i qasjes së limituar në sistemet e AKK-së për përmbaruesit pivat do të ngrisin shkallën e ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës. Edhe Kryetari i Odës së Pëmbaruesve z. Arben Gashi me një fjalë rasti vlerësoi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe potencoi se lejimi i qasjes së kufizuar në sistemet e AKK-së do të lehtësojnë punën e tyre. Për shkak të gjendjes me pandemi, trajnimet janë ndarë në katër grupe, me ka dhjetë persona në grup, ndërsa do të vijojnë edhe nesër.

Kryeshefi i AKK-së, takim me Kryetarin e Rahovecit z. Smajl Latifi

Pas përfundimit të monitorimit të punëve kadastrale të Zyrave Kadastrale Komunale, të kompanive të licencuara gjeodete dhe të gjeodetëve të licencuar si dhe pas publikimi të raportit me të gjeturat e monitorimit, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti ka ndërmarrë një varg vizitash nëpër komuna ku me Kryetarët e Komunave kanë trajtuar të gjeturat dhe kanë identifikuar veprimet për tejkalimin e pengesave eventuale të evidentuara në raportet e monitorimit. Për këtë arsye, me datë 24 shtator z. Ahmeti ka mbajtur një takim pune me Kryetarin e Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, gjatë të cilit pos prezantimit të të gjeturave dhe kërkesës së z. Ahmetit për eliminimin e parregullsive eventuale, janë trajtuar temat e interesit të përbashkët si dhe janë identifikuar mundësitë për bashkëpunim. Theksi i takimit ka qenë rreth bashkëpunimin në kuadër të projektit të Bankës Botërore për pronë të paluajtshme dhe infrastrukturë gjeohapësinore (REGIP), i cili së fundi është ratifikuar nga parlamenti i Republikës së Kosovës. Agjencia Kadastrale e Kosovës si përfituese e këtij projekti ka filluar me aktivitete konkrete për implementimin e tij. Në kuadër të projektit REGIP njëra nga komponentat, Komponenta B – "Modernizimi i Kadastrit", si aktivitet kryesor ka Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale në rreth 100 Zona Kadastrale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Për më shumë janë edhe disa aktivitetet tjera nga të cilat mund të përfitojë edhe Komunat, përfshi Komunën e Rahovecit, si që është vendosja e numrave të adresave, pajisja me inventar e teknologji të informacionit e ngjashëm. Në fund të takimit prijësit e institucioneve u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, qoftë në nivel të lartë e qoftë në nivel teknik, krejt me qëllim të avancimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryeshefi i AKK, takim me Zëvendës Kryeministrin z. Besnik Tahiri

Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e administrimit të regjistrave pronësor, hartografisë, kadastrës dhe gjeodezisë, me datë 23 Shtator është mbajtur një takim pune mes Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Besnik Tahirit dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti. Në takim u bisedua edhe për fushat e bashkëpunimit në të ardhmen me theks të veçantë përkrahja qeveritare për avancimin e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës.
Z. Ahmeti në fund të takimit ia dhuroi z.Tahirit literaturën profesionale e cila avancon çështjet kadastrale dhe pronësoro-juridike në Kosovë e të cilën ekspertët e AKK e kanë zhvilluar së fundmi me qëllim të lehtësimit të punëve të gjithë të përfshirëve në këtë fushë dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve që iu ofrohen institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.