NSDI

NSDI në Kosovë

Kosova, që nga themelimi i saj si shtet i pavarur në vitin 2008, po implementon një infrastrukturë moderne të administrimit të tokës dhe është duke ndjekur praktikën më të mirë të shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Që nga viti 2010, zhvillimet e teknologjisë në lidhje me tokën dhe administrimin e të dhënave gjeohapësinore u bënë me shpejtësi dhe standartizim të lartë, zgjidhjet me anë të ashtuquajturit e-goverment, geoportalit, mjeteve të tjera ndihmëse si shërbimet në vendndodhje, internet jo kabllor dhe pajisje të lëvizshme si telefonat, hasen çdo ditë e më shpesh. Në Kosovë që nga viti 2009, është bërë përparim mbresëlënës. Politika si dhe strukturat ligjore dhe institucionale funksionojnë më së miri. Gjithashtu janë realizuar projekte të rëndësishme. Është përmirësuar dukshëm shpërndarja e shërbimeve në kohë dhe është lehtë- suar qasja në rrjet. Mbi bazën e Geoportalit Kombëtar të implementuar në vitin 2013, janë zhvilluar më tej shërbimet dixhitale dhe vetë NSDI-ja. Kuadri ligjor për menaxhimin e tokës dhe të NSDI-së lehtë- son zhvillimin e Administrimit të Tokës dhe të vetë NSDI-së në Republikën e Kosovës. Zhvillimet-IT në njërën anë dhe kërkesat e politikave të tregut nga ana tjetër kanë çuar në një situatë e cila ka bërë të mundur dhe të nevojshme që sistemet e të dhënave dhe proceseve të agjencive qeveritare të jenë gjithnjë e më të sinkronizuara. Qeveria dhe institucionet e saj gjithashtu kanë integruar portalet e internetit të autoriteteve publike, në mënyrë që, deri në një farë niveli, për qytetarët të jetë në dispozicion zgjidhja e ashtuquajtur one-stop. Për të realizuar këtë, janë hasur sfida serioze organizative. Çdo vend bën zgjidhjen e vet, por themelorja për të gjitha zgjidhjet, është nevoja për një bashkëpunim të hapur dhe intensiv kompetencash të të gjithë autoriteteve qeveritare, dhe kjo është ajo që do të arrihet nëpërmjet NSDI-së në Kosovë.

Për më shumë, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka përgatitur edhe Strategjinë për NSDI, e cila u ndihmon institucioneve publike në Republikën e Kosovës që të krijojnë politikat e tyre për NSDI, konform kërkesave që dalin nga Regulloret të BE-së.