Lajme

AKK, takim me AKKVP

Agjencia Kadastrale e Kosovës, rrespektivisht grupi i saj punues për kthimin dhe verifikimin e dokumenteve pronësore të marra nga Serbia ka mbajtur një takim pune me grupin punues të vetë Agjencisë Kosovare për Kthim dhe Verifikim të Pronave. Qëllimi i këtij takimi ka qenë harmonizimi dhe koordinimi i aktiviteteve parapërgaditore me rrastin e kthimit të dokumenteve të vjedhura dhunshëm nga regjimi serb gjatë tërhjekjes nga Kosova në vitin 1999. Takime të tilla janë duke u mbajtur në nivelin profesional, krejt me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për trajtimin e këtij problemi me të cilët janë ballafaquar qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.


Vazhdon trajnimi SIKTK SOA

Si rezultat i ndryshimeve dinamike në fushën e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka avancuar edhe aplikacionin për administrimin e regjistrave pronësorë, Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) duke e orientuar të njejtin kah arkitektura e orientuar në shërbime (SOA). Versioni i ri i këtij aplikacioni eksistues do të ndikojë në ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe saktësisë së të dhënave pronësore dhe kadastrale, si dhe në ngritjen e shpejtësisë së ofrimit të të dhënave pronësore dhe kadastrale. Njeherësh, avancimi i SIKTK-së kah SOA ka rezultuar edhe me ndryshime në funksione dhe për këtë arsye ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një seri trajnimesh me të gjithë operatorët e Zyrave Kadastrale Komunale të cilët punojnë në në SIKTK, ndërsa në rrethin e dytë të trajnimeve morrën pjesë operatorët e komunave Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Kllokot, Ranillug. Deri në muajin shkurt do të pasojnë trajnimet me me të gjithë operatorët e të gjitha komunave në Republikën e Kosovës. Avancimi i SIKTK-së është bërë me mbështetje financiare nga Banka Botërore, dhe me mbështetje profesionale nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket".


Trajnim për SIKTK SOA

Si rezultat i ndryshimeve dinamike në fushën e administrimit të tokës në Republikën e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka avancuar edhe aplikacionin për administrimin e regjistrave pronësorë, Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë (SIKTK) duke e orientuar të njejtin kah arkitektura e orientuar në shërbime (SOA). Versioni i ri i këtij aplikacioni eksistues do të ndikojë në ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe saktësisë së të dhënave pronësore dhe kadastrale, si dhe në ngritjen e shpejtësisë së ofrimit të të dhënave pronësore dhe kadastrale. Njeherësh, avancimi i SIKTK-së kah SOA ka rezultuar edhe me ndryshime në funksione dhe për këtë arsye ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë ndërmarrë një seri trajnimesh me të gjithë operatorët e Zyrave Kadastrale Komunale të cilët punojnë në në SIKTK, duke filluar me datën 15 janar, 2018 me operatorët e komunave Vushtrri, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Skenderaj dhe Obiliq. Deri në muajin shkurt do të pasojnë trajnimet me me të gjithë operatorët e të gjitha komunave në Republikën e Kosovës. Avancimi i SIKTK-së është bërë me mbështetje financiare nga Banka Botërore, dhe me mbështetje profesionale nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket". 


Vazhdon përkrahja e Qeverisë Norvegjeze

Agjencia Kadastrale e Kosovës e përfaqësuesar nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha në një manifestim solemn ka nënshkruar marrëveshjen për projektin e ri përkrahës të Qeverisë Norvegjeze, rrespektivisht Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" përfaqësuar nga z. Helge Onsrud.  Marrëveshja për bashkëpunim ka kohëzgjatjen deri në tetor të vitit 2020, ndërsa vlera e saj do të mvaret prej aktiviteteve, projekteve dhe produkteve që do të zhvillojë Agjencia Kadastrale e Kosovës, kjo nga fakti për shkak se përkrahja është regjionale dhe varësisht prej aktiviteteve do të dedikohen edhe mjete financiare dhe përkrahje financiare.  

 


Banka Boterore, vizitë në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim dhe me përkrahje financiare dhe profesionale të Bankës Botërore ka implemetuar projektin RECAP i cili konsiston me regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër. Projekti është në fazën e fundit të implementimit të tij, ndërsa për informim nga afër me realizimin e fazës së fundit të projektit, si dhe për trajtimin e mundësive për një projekt tjetër të Bankës Botërore në AKK, një ekip gjithpërfshirës i Bankës Botërore është duke qëndruar në një vizitë një javore në AKK. Gjatë qëndrimit të tyre në AKK janë prezantuar rezultatet nga projektete e implementuara dhe janë identifikuar sfidat me të cilat AKAK do të ballafaqohen në të ardhmen, me qëllim që projekti i ri eventual të targetojë pikërisht këto sfida.