Zyrat Kadastrale Komunale

Zyrat Kadastrale Komunale

Duke u bazuar në Ligjin për Kadastër AKK ka deleguar tek ZKK-të detyrat për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIKTK. ZKK-të ofrojnë shërbime për persona fizik dhe juridik si dhe për institucionet publike në 35 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa në tre Komuna, respektivisht në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan edhe krahas përpjekjeve të AKK-së administrimi i kadastrës nuk po bëhet konform legjislacionit të Republikës së Kosovës. Si rezultat i kësaj dhe me qëllimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale për qytetarët e këtyre tri komunave, AKK duke u bazuar në Ligjin për kadastër ka vendosur që të pranojë kërkesat e qytetarëve të tri komunave veriore, dhe për të njëjtat të lëshohen dokumente kadastrale dhe pronësore, si dhe të bëhet mirëmbajtja e Regjistrit të të Drejtave mbi Pronat të Paluajtshme. . 

Në vazhdim gjejeni për shkarkim modelin e dorëzimit të të dhënave për regjistrim në kadastër.

Shkarko modelin