lajme 2017
AKK, pjesëmarrje në FIG
Agjencia Kadastrale e Kosovës, e përfaqësuar nge eksperti i saj kadastral z. Korab Ahmetaj ka marrë pjesë në Javën e Punës të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve (FIG), e cila është mbajtur prej 29 maj deri me 2 qershor 2017 në Helsinki të FInlandës. Në këtë konferencë në mesin e dhjetëra prezantimeve të aktiviteteve profesionale nga fusha e gjeodezisë, edhe z. Ahmetaj prezantoi punimin profesional të AKK-së me titull "Ngritja edhe zhvillimi i SIKTK-së arkitektura e orientuar në shërbime AOSh". Po ashtu një prezantim për aktivitetet në Republikën e Kosovës në fushën e administrimit të tokës mbajti edhe vet kryetarja e FIG-ut z-nja Chryssy Potsiou, e cila prezantoi punimin me titull "Formalizimi i ndërtesave joformale në Kosovë", ku bashkautor është edhe Prof. Dr. Murat Meha. Si prezantimet po ashtu edhe rezultatet nga aktivitetet e zhvilluara në Kosovë, zgjuan interesim dhe u vlerësuan nga të pranishmit. 
